Sherr me sende të forta në Tiranë, 2 shtetas dërgohen drejt spitalit

Orët e para të mëngjesit disa shtetas nga Tirana janë përfshirë në një konflikt me sende të forta nga i cili kanë mbetur dy persona të lënduar.

Pasi kanë shkuar në spital njëri prej tyre me inciale E.A ka marrë ndihmën mjekësore dhe është larguar.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Frederik Shiroka”, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt./albeu.com