Sherr me mjete të forta e grushte mes të rinjve në Vlorë, 3 prej tyre përfundojnë në spital

Mbrëmjen e sotme, një grup të rinjsh nga mosha 20-27 vjeç, janë përfshirë në një sherr në lagjen Pavarësia në Vlorë. Nga sherri kanë mbetur të lënduar 3 të rinj, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 10.06.2022 22:34