EMRI/ Sherr masiv në Durrës, plagoset 27-vjeçari

I përditësuar: Një i ri është dërguar në spital në Durrës pasi ka mbetur i plagosur gjatë një sherri masiv.

Burimet bëjnë me dije se 27-vjeçari Endri Nekaj ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës, pas një sherri me disa persona të tjerë.

Në konflikt u përfshinë 4 persona të cilët janë shoqëruar në komisariat, përfshirë dhe personin i cili qëlloi me thikë 27-vjeçarin.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në lagjen nr.13, ku i plagosur ka mbetur i riu me inicialet E.N.. Ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe personat e tjerë që u përfshinë në konflikt.

Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes të rinjve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.   /albeu.com/

 

 

Shtuar 29.03.2021 05:03