Sherr masiv në Durrës/ Dy persona përfundojnë në spital

Paraditen e kësaj të diele, një sherr masiv ka ndodhur afër Malit të Robit. Dy persona janë lënduar me thikë, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë.

Sipas informacioneve, të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 9.06.2024 13:27