Sherifi: Çfarë mesazhi keni për kandidatët e Alibeajt? Berisha: Janë larguar në mënyrë përfundimtare nga PD-ja

Tetë kandidatë demokratë u tërhoqën nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kandidatët e dorëhequr të Alibeajt janë të bashkisë Vorë, Korçë, Lezhë, Librazhd, Krujë, Kurbin, Gjirokastër dhe Mirditë.

Berisha i ftuar në emisionin “Log.” përballë gazetarit Endri Xhafo, themeluesit të AlbEu.com Idaver Sherifi dhe analistit Robert Rakipllari, i dërgoi një mesazh kandidatëve demokratë të cilët ende janë në garë për zgjedhjet vendore. Ish-kryeministri deklaroi se në momentin që kanë dalë kundër kandidatëve të tij brenda partisë, i kanë shkëputur marrëdhëniet.

Sherifi: Deri më tani janë tërhequr kandidatët e Alibejat në disa bashki, por ka ende kandidatë që garojnë në bashkitë ku ju keni potencial të fitoni.  Cili është mesazhi juaj në këtë drejtim?

Berisha: Mesazhi im për çdo kandidat që kandidon për Bravën dhe AliBashën është se ata janë larguar në mënyrë përfundimtare nga PD-ja. Unë flas për kandidatët. Ka një rregull universal. Nëse një njeri bëhet rival i kandidatëve të partisë së tij, pushon çdo marrëdhënie me ta. Alibeaj është peng në krim i Edi Ramës.

Rakipllari: Ata nuk nxorën kandidatë në Durrës, Elbasan..

Berisha: Kush nuk nxori AliBrava me Bashën? Ata kishin rryma për të nxjerrë kandidatë në 61 bashki. Gaz Bardhin nuk e kam përfshirë asnjëherë në binomin Brava-AliBasha. PD-ja është një parti e hapur, qëndrimi ndaj kryetarit nuk është përcaktues ndaj anëtarëve të tjerë. Këta të dy kanë kryer veprime konkrete. Të dy janë lidhje krimi me Edi Ramën.

Sherifi: Pse demokratët duhet të votojnë Këlliçin dhe jo Bejkon (kandidati demokrat i Alibeajt)

Berisha: Përfaqëson Ramën. Një njeri që ka tradhtuar shtresën e vet dhe kalon për arsye…e di cilin ka kryetar fushate? Famosin Henri Çili./Albeu.com/