Shenjat që mund të tregojnë se fëmija juaj është viktimë e ngacmimit seksual

Duke dëgjuar rastet që vetëm shtohen të abuzimeve seksuale, të gjithë prindërit shqetësohen për fëmijët e tyre. Fatkeqësisht abuzuesit dhe ngacmuesit seksuale janë shtuar ndjeshëm, dhe në vendin tonë rasti I fundit ishte drejtori i një shkolle në Pogradec që kishte ngacmuar seksualisht dy vajza 14-vjeçare.

Shifrat dhe elementet që trembin

Sipas OKB-së:

– 1 në 3 vajza dhe 1 në 5 djem abuzohen seksualisht para moshës 18 vjeç.

– 150 milionë vajza dhe 73 milionë djem në mbarë botën përdhunohen ose sulmohen seksualisht çdo vit, zakonisht nga një anëtar i familjes.

– Nuk ka asnjë profil stereotip për autorin. Burrat abuzues mund të jenë të pasur ose të varfër, të arsimuar ose analfabetë, fetarë ose jofetarë. Autorët ka të ngjarë të jenë njerëz në pozita pushteti, respekti dhe besimi dhe për këtë arsye kanë më pak gjasa të dyshohen.

– Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë 3-4 herë më shumë gjasa të jenë viktima të dhunës seksuale.

Sipas Këshillit të Europës (Fushata One in Fier) 70% deri në 80% të rasteve seksuale, dhunuesi është dikush që viktima e njeh dhe i beson,

– Incesti dhe abuzimi seksual përshkojnë të gjitha nivelet socio-ekonomike dhe ndodhin si në qendrat urbane ashtu edhe në mjediset rurale dhe urbane.

– Incesti dhe abuzimi në familje përbëjnë 1/3 e rasteve të abuzimit seksual.

– 1 në 7 vajza dhe 1 në 25 djem pritet të abuzohen seksualisht derisa të arrijnë moshën madhore.

Simptomat që mund të zbulojnë se fëmija është viktimë e ngacmimit seksual:

Ka disa indikacione të mundshme në sjelljen e fëmijës se ai ka qenë viktimë e ngacmimit seksual. Kur është i vogël, fëmija shfaq ose rikthehet në sjellje që korrespondojnë me fëmijët më të vegjël.

Cilat janë to sjellje:

– Thithja e gishtit

– Ankth

– Urinimi natën

– Ndjenja e pasigurisë

– Ankthi nga qëndrimi vetëm

– Fobitë e vështirësisë për të fjetur

– Makthe gjatë natës./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 13:31