Nis më herët se ç’mendoni, 14 shenjat e para të autizmit që duhet të detyrojnë prindërit të kontaktojnë mjekun

Çrregullimet e Spektrit të Autizmit janë ndër problemet më të shpeshta të neurozhvillimit.

Po cilat janë disa nga shenjat më të hershme për të cilat prindi duhet të shqetësohet dhe të kontaktojë mjekun specialist?

– Vonesa gjuhësore

– Mospërgjigje ndaj emrit të tij

– Humbje e aftësive gjuhësore dhe sociale

– Kontakt me sy i dobët

– Mungesa e buzëqeshjes apo përgjigjes sociale

– Aftësi e dëmtuar për të bërë shoqëri

– Aftësi e dëmtuar për të filluar apo realizuar një bisedë me bashkëmoshatarët

– Mungesë e lojës imagjinare dhe sociale

– Përsëritja e fjalëve apo përdorim i pazakontë i gjuhës së folur

– Interesa strikte të pazakonta

– Preokupim me objekte apo sende të çuditshme

– Mungesë fleksibiliteti ndaj ndryshimeve të rutinës

– Mbireagim apo nënreagim ndaj stimujve të ndryshëm

– Lëvizje të përsëritura të paqëllimta

Shenjat ndryshojnë nga njëri person te tjetri në varësi dhe të ashpërsisë së simptomave. Diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme janë elemente thelbësore, ndaj mos ngurroni të kontaktoni mjekun specialist sa më shpejt.


Shtuar 23.06.2022 09:19