Shembjet te “5 Maji”, Berisha nxjerr pamjet dhe denoncon: Terror policesk (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha, postuar pamjet nga nxjerrja e banorëve nga shtëpitë e tyre në lagjen “5 maji”, pas lajmërimit për shembjen e objekteve.

Berisha shkruan se po ushtrohet terror policesk ndaj banorëve që po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre.

“Terror policesk ndaj banorve te 5 Majt! Ata po mbrojne si heronj shtepite te tyre! Sb”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se skenat e para gjatë ditës së sotme, kanë qenë jo fort të këndshme, pas përplasjeve të ndodhura mes banorëve e policisë./albeu.com/