Në rrugën “5 Maji” në Tiranë janë duke u shembur banesat e qytetarëve pa garanci dhe pa kontratë për strehimin e tyre. Nënkryetari i PD Alfred Rushaj ka takuar mëngjesin e sotëm banorët e zonës së tij elektorale tek “5 Maji” dhe u ka garantuar atyre realizimin e kërkesës për përfshirjen e KLSH-së në nxjerrjen e parregullsive për projektin.
“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë”, tha Rushaj.
Më tej ai u shpreh se sheh paligjshmëri nga ana e qeverisë për shembjen e banesave.
“Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa mendua se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se Interesat janë të mëdha”, shtoi ai./albeu.com