Shembet ura, 1 person humb jetën dhe 5 të tjerë plagosen rëndë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku shembja e një ure në Rusinë Perëndimore, ka shkaktuar një viktime dhe pesë të plagosur.

Siç duket edhe nga pamjet, ura që u shemb ra sipër shinave të trenit.

Mediat në Rusi, raportojnë se mes të plagosurve është edhe një vajzë e mitur, 14-vjeç.

Kamerat e sigurisë në vendngjarje filmuan momentin e shembjes së urës, teksa mbi të ndodheshin disa automjete.

Shembja e urës shkaktoi dëme edhe në rrjetin e furnizimit me gaz, duke lënë pa gaz 8000 familje në rajonin e Smolenskut.

Edhe pse shkaku i shembjes nuk është bërë i ditur ende, mediat ruse raportojnë se vjetërsia e urës ka më shumë gjasa të jetë bërë shkak i shembjes.


Shtuar 9.04.2024 10:21

Tags: , ,