Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Qerret të Kavajës.
Tarraca e një banese është shembur dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Ngjarja ndodhi në Qerret, Katund i Ri. Ndërkohë, bëhet me dije se policia dhe shërbimi zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje.
Deri më tani nuk dihet gjendja e personave të bllokuar nën rrënoja.