Shembet mbikalimi i metrosë në Meksikë: Humbin jetën 13 persona dhe plagosen me dhjetëra të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Meksikës, ku si pasojë e shembjes së një mbikalimi të metrosë kanë humbur jetën 13 persona.

Gjithashtu, kanë mbetur 70 persona të tjerë të plagosur. Ndërkohë vijojnë kërkimet për të tjerë të mbijetuar dhe ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur kërkimet për të gjetur të tjerë të cilët gjenden nën rrënoja.

Kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civile janë angazhuar në operacione shpëtimi.


Shtuar 4.05.2021 08:47