Përmes një interviste në Ora News, deputeti i “Mundësia” Agron Shehaj tha se mazhoranca është duke e mbrojtur për herë të tretë Xhaçkës dhe mandatin e saj.
Shehaj: Mazhoranca është hera e tretë që voton kundër kërkesës për të shpallur të pavlefshëm të mandatit të Xhaçkës. Unë e kam denoncuar para 2 vitesh skandalin e Xhaçkës me një investitor fiktiv dhe që 2 vendime u morën nga Rama. Mazhoranca e mori në mbrojtje Xhaçkën.
Xhaçka përdori një të afërme të huaj si investitore, edhe pse e dinin se ajo nuk ishte investuesja. Prandaj duhet të hetojë SPAK-u dhe drejtësia sepse është kryer një vepër penale nga Xhaçka dhe Rama. E dinin se pas subjektit që u shpall investitor strategjik ishte vetë Xhaçka. Prandaj nuk e lëshon Xhaçkën Rama. Kemi një drejtësi që na bën të dyshojmë se ka një vijë të kuqe që nuk shkon dot më tutje.