Shefi i NATO-s: Bisedimet midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë duhet të vazhdojnë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ai ka folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas ofertave të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Në këmbim, presidenti i Turqisë i tha atij se Ankaraja nuk do t’i shikonte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.

Siç raportuam më herët, Erdogan zhvilloi sot një telefonatë me liderët e dy vendeve për të diskutuar shqetësimet e tij.

Stoltenberg shkroi në Twitter: “Pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje”./albeu.com

Shtuar 21.05.2022 17:59