“Shefat e policisë dreka e darka me kriminelë”, Meta: Rama ka tmerr nga fjala e opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që në nisje të fjalimit të tij nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Meta: Parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë 750 mijë vota për të certifikuar. Kanë tmerr nga fjala e opozitës nga e vërteta. Ky nuk është më parlamenti i shqiptarëve që respekton rregulloren, por është kthyer në institucion që i shërben Ramës. Policët tanë paguhen më keq në rajonin tonë. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë. Kanë frikë nga fjala e opozitës sepse mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në rajon.

Më pas, kreu i PL-së, ndërpreu fjalën e tij jashtë Kuvendit për të dëgjuar fjalën e Sali Berishës, i cili ndodhet në seancën plenare./Albeu.com

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 13.02.2023 18:17