Berisha del nga selia, qytetarët mbushin Bulevardin, nuk mungojnë pankartat ironizuese: Faleminderit që na qite në dritë (FOTO LAJM)

Teksa pritet që të nisë nga momenti në moment zyrtarisht protesta e thirrur nga opozita e bashkuar para Bulevardit Dëshmorët e Kombit, mesazhe ironizuese vijnë nga protestuesit kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Mes këtyre pankartave më pikante janë ato me mbishkrimet; “Rama, brend korrupsioni”, apo dhe “Faleminderit që na qite në dritë”.

Ndërkohë pak minuta më parë ka dalë nga selia blu edhe Sali Berisha.


Shtuar 12.11.2022 16:29