Anatoli Antonov, ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se vendimi i Uashingtonit për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë përbën një kërcënim për interesat e Moskës dhe rrit rrezikun e një përplasjeje ushtarake midis Rusisë dhe Perëndimit.
“Ne e perceptojmë këtë si një kërcënim të menjëhershëm për interesat strategjike të vendit tonë”, tha Antonov në Telegram.
“Furnizimi me produkte ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj jo vetëm që sjell gjakderdhje të zgjatur dhe viktima të reja, por gjithashtu rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe vendeve perëndimore”, shtoi ai.