Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar zyrtarisht UNESCO-s, nga e cila ishin tërhequr nën presidencën e Donald Trump, pas një votimi të mbajtur në një konferencë urgjente të organit të OKB-së me bazë në Paris.
“Rezoluta është miratuar”, deklaroi presidenti i asamblesë, braziliani Santiago Irazbal Murao, duke duartrokitur.
Rreth 132 vende votuan për kthimin e SHBA-së në UNESCO, 15 abstenuan dhe 10 kundër, duke përfshirë Iranin, Sirinë, Kinën dhe veçanërisht Rusinë, delegacioni i së cilës kishte mbajtur fjalime të shumta dje mbi procedurat dhe sot për amendamentet për të vonuar procesin.