SHBA bombardon sërish Jemenin/ Cameron: Ishim të detyruar!

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar vijuan edhe mbremjen e djeshme me sulmet ndaj rebelëve Houthi në Jemen. Sekretari i jashtëm britanik, Cameron thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte “zgjidhje” tjetër përveçse të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Houthis.

Në një koment në Telegraf, Cameron i përshkroi sulmet si “proporcionale dhe të ligjshme”.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar kishte paralajmëruar disa herë rebelët Houthi përpara se t’i bashkohej sulmeve të udhëhequra nga SHBA gjatë kësaj javë, ndërsa paralajmëroi se çmimet do të rriteshin në Mbretërinë e Bashkuar nëse Houthit do bllokonin rrugë të rëndësishme tregtare.

“Nëse Houthi-t nuk lejojnë këtë kalim të anijeve, zinxhiri jetik i furnizimit kërcënohet dhe çmimet do të rriten në Britani dhe në mbarë globin. Ne do të punojmë me aleatët. Ne gjithmonë do të mbrojmë lirinë e lundrimit. Dhe, më e rëndësishmja, ne do të jemi të përgatitur të mbështesim fjalët me veprime”, tha Cameron.