SHBA do të dërgojë 350 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Paketa e fundit përfshin një sasi të madhe të llojeve të ndryshme municionesh, të tilla si raketa për Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë, dhe një numër kamionësh cisternë karburanti dhe varka lumore.
Paketa gjithashtu përfshin automjete luftarake të këmbësorisë Bradley, raketa kundër rrezatimit me shpejtësi të lartë dhe armë antitank.
Duke bërë të ditur lajmin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha: “Vetëm Rusia mund t’i japë fund luftës së saj sot. Derisa Rusia ta bëjë këtë, ne do të qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të duhet.”
SHBA ka ofruar më shumë se 32.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në fund të shkurtit 2022.
Blinken komentoi gjithashtu vizitën e presidentit kinez në Moskë, e cila vjen vetëm disa ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lëshoi një urdhër arrest për presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte.
Ai tha se vizita e Putinit në këtë kohë “sugjeron se Kina nuk mendon se Kremlini duhet të mbahet përgjegjës për mizoritë në Ukrainë”./albeu.com