Me nisjen e konfliktit të përgjakshëm në Ukrainë, vendet përreth duket se po marrin masat për të parandaluar një sulm të mundshëm rus edhe mbi vendet e tyre.
Ndëkohë në qiejt e Polonisë është parë një bombardues amerikan B-52 i cili po lëvizte shumë pranë kufirit me Ukrainën.
Sipas “FlightRadar”, bombarduesi është ngritur disa orë më parë nga baza amerikane në jug të Anglisë dhe kaloi në Poloni përmes hapësirës ajrore gjermane.
Tensioni është i lartë në rajon pasi fill pas urdhrit për pushtimin e Ukrainës, Putini kërcënoi edhe Perëndimin duke i thënë që të rrinte jashtë këtij konflikti.
Deri më tani situata është e paqartë në terren. Mediat ndërkombëtare raportojnë për viktima të shumta në radhët e civilëve prej sulmeve ruse në Kharkiv, ndërkohë autoritetet ukrainase bëjnë me dije se rusët kanë marrë një qytezë pranë Keivit përmes sulmeve me helikopter./albeu.com/
Low-flying Mi-8AMTSh helicopters in Kyiv oblast. 10/https://t.co/tc00DFDkBK pic.twitter.com/dmk1221clP
— Rob Lee (@RALee85) February 24, 2022