Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe tetë shtete amerikane kanë ngritur një padi kundër Google, pasi sipas tyre monopol në tregun e reklamave në internet.
Qeveria amerikane tha se iu drejtua drejtësisë sepse Google ka “përdorur metoda antikonkurruese, ndaluese dhe të paligjshme për të eliminuar ose kufizuar në mënyrë drastike çdo kërcënim ndaj dominimit të saj në teknologjitë e përdorura në reklamat dighitale”.
Departamenti i Drejtësisë dhe tetë shtete, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, po kërkojnë një dënim kundër kompanisë Kaliforniane për shkelje të ligjit të konkurrencës , dëmshpërblim dhe një urdhër për të ndaluar biznesin e saj në lidhje me shitjen e hapësirës reklamuese në internet, shkruan BBC.
Siç shpjegojnë ata në padinë e tyre, Google kontrollon si teknologjitë që “pothuajse të gjitha faqet e internetit” përdorin për të shitur banderola ose dritare pop-up reklamuesve, mjetet e përdorura për të blerë ato spote dhe tregun ku ato vendosen.
“Më shumë se 13 miliardë reklama shiten çdo ditë” në internet në SHBA, theksojnë ata. Ata gjithashtu argumentojnë se Google ka abuzuar me pozitën e tij dominuese për të përjashtuar konkurrentët e tij, kryesisht duke “vendosur në mënyrë sistematike nën kontrollin e tij mjetet e ndryshme digjitale të përdorura nga botuesit, reklamuesit dhe komponentë tjerë të tregut”.
“Humbjet janë të dukshme: pronarët e faqeve të internetit fitojnë më pak dhe reklamuesit shpenzojnë më shumë”, thuhet në padi.
Në të kaluarën Ggoogle është urdhëruar kryesisht nga Bashkimi Evropian, të paguajë gjoba për shkelje të ligjit të konkurrencës.
Në SHBA, një padi e parë kundër Google u ngrit në vitin 2020 nga një grup shtetesh, të udhëhequr nga Teksasi.