SHBA: Moska po përgatitet të organizojë referendume të rreme në territoret e pushtuara

Moska po përgatitet për të organizuar referendume në zonat e pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Lajmin e bën të ditur inteligjenca amerikane, shkruan The Guardian.

“Ne kemi informacione se Rusia po vazhdon të përgatitet për të mbajtur këto referendume të rreme në Kherson, Zaporizhzhia dhe të ashtuquajturat republika popullore Donetsk dhe Luhansk.

Ne kemi mësuar gjithashtu se udhëheqja ruse ka udhëzuar zyrtarët që të fillojnë përgatitjet për të mbajtur referendume të rreme, veçanërisht në Kharkiv. Dhe këto referendume mund të fillojnë brenda disa ditësh apo javësh”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Bidenit, John Kirby.

Kirby tha se mbajtja e referendumeve, të synuara si një prelud i aneksimit, është si një sfidë për organizatorët rusë përballë kundërshtimit pothuajse total të popullsisë së Ukrainës.