SHBA gati të shesë superjahtin 90 mln dollarë të oligarkut rus

SHBA mori vendimin ditën e sotme vendimin për shitje e aseteve të konfiskuara të oligarkëve rusë. Nga shitja e tyre, të ardhurat do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën në luftë kundër Rusisë.

Superjahti prej 90 milionë dollarësh në pronësi të oligarkut të sanksionuar Viktor Vekselberg, mund të jetë aseti i parë që do të shitet.

Ky është i vetmi jaht rus që SHBA ka kapur deri më tani, por aleatët evropianë kanë kapur shumë të tjerë.

Jahti 255 feet i gjatë, i quajtur “Tango” u sekuestrua nga organet ligjzbatuese spanjolle me kërkesë të SHBA-së gjatë javës së parë të prillit. Pronari i saj miliarder dhe themeluesi i konglomeratit rus Renova Group u sanksionua nga SHBA në mars për mbajtjen e një linje pro Kremlinit.

 

 

Meqenëse “Tango” është i vetmi jaht i lidhur me oligarkët që SHBA ka kapur me sukses deri më tani, ka të ngjarë të jetë një nga asetet e para të vendosura në sistemin e ri, duke gjeneruar potencialisht miliona ndihmë për Ukrainën.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë këtë mundësi./albeu.com