SHBA dhe Japonia me deklaratë të përbashkët, paralajmërimi që kanë për Rusinë

Në një deklaratë të përbashkët, SHBA dhe Japonia kanë thënë se “kundërshtojnë fuqimisht” përdorimin e “forcës ose detyrimit, kudo në botë”.

Deklarata pasoi një takim midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe kryeministrit japonez Fumio Kishida.

Ata përsëritën rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe paralajmëruan kundër çdo përdorimi të një arme bërthamore nga Rusia në Ukrainë.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me forcë ose detyrim, kudo në botë”, thuhet në deklaratë./albeu.com