Policia e Tiranës, ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ku një 15-vjeçare ka denoncuar se shtetasi Benard Çullhaj, i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie s*ksuale me të
Personi që shihni në foto, është shtetasi Benard Çullhaj 27-vjeç, i cili shantazhonte 15-vjeçaren që t’i dërgonte foto dhe video intime.
Pas hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi Benard Çullhaj, 27- vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16- vjeçe.
E mitura e kishte kërcënuar 27-vjeçarin se do vriste veten, siç shihet nga komunikimi në rrjete sociale.