Shalqiri dhe pjepri janë plot vlera ushqyëse. Gjithashtu janë të pasur edhe me kalori, sepse janë të ëmbla. Por, kaloritë që ofrojnë janë të pakta, në përpjesëtim me vlerën e tyre ushqyese.
Një fetë pjepër ka 60 kalori, e cila është e njëjtë me një frut të mesëm. Shalqiri ka të njëjtat kalori, si pjepri dhe është një ushqim i fuqishëm antioksidant falë likopenit, i cili është gjithashtu i famshëm për veprimin e tij anti-kanceroze.
Pra, nëse jeni në dietë, konsumoni më shumë shalqi.
Përmbajtja e lartë e ujit e bën atë një zgjedhje e para kur jeni të uritur dhe nuk doni të hani shumë. Sigurisht, një tas i mbushur me shalqi është më i shëndetshëm se ai me patate të skuqura.
Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që konsumi i tij është i papërfillshëm dhe veçanërisht në rast se qëllimi juaj është humbja e peshës, duhet të jetë në sasinë normale.