Gerard Pique thuhet se është ndarë me të dashurën e tij të re pasi Shakira e ka kërcënuar se do t’i zbulonte krejt sekretet e tij, derisa çifti është futur në betejë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Futbollisti i Barcelonës duket se i ka ndërprerë takimet me kamarieren në mënyrë që të ketë paqe me këngëtaren e hitit “Waka Waka”, derisa ta zgjidhin çështjen e fëmijëve të tyre, Sasha dhe Milan.
Mediumi spanjoll “Marca” zbulon se ish të dashuruarit kanë nisur t’i angazhojnë avokatët e tyre.
Futbollistit dhe këngëtarja do të mundohen ta gjejnë një konsensus, për ta dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Pique dhe Shakira njoftuan për ndarjen e tyre muajin e kaluar, ndërsa sfida e tyre e radhës është kujdestaria e dy djemve.
Shakira dëshiron t’i marrë ata me vete në Miami, kurse Pique insiston se fëmijët nuk duhet të largohen nga Barcelona, duke u frikësuar se mbretëresha e muzikës latine mund të mos kthehet më prapa.
Gjatë këtyre mosmarrëveshjeve, thuhet se Shakira e ka kërcënuar lojtarin që do t’i zbulojë krejt sekretet e tij, nëse ai nuk i lë fëmijët të largohen nga Barcelona, shkruan “Gazeta Express”.
“Shakira është e gatshme të bëjë gjithçka. Ajo nuk e kishte menduar kurrë se Pique do të ishte i pabesë që nga viti i parë i takimit të tyre. Ajo tash e ka kartën në dorë dhe mund të japë informacione të cilat po i kërkojnë të gjithë”, thotë një burim i “Informalia”.