Marrin fund thashethemet, modelja: Nuk duroj dot më, do të divorcohem nga Mauro Icardi (VIDEO)

Shumë thashetheme dhe spekulime janë ngritur deri më tani mbi martesën e Wanda Nara me Maurio Icardin, por tashmë erdhi koha të zbulohej e vërteta.

Modelja ka vendosur t’i jap fund martesës me futbollistin duke i kërkuar divorcin.

Në një video e cila po qarkullot në rrjetet sociale Wanda dëgjohet teksa i thotë punonjëses së saj se është duke përgatitur letrat e divorcit.

“Carmen erdha në Argjentinë sepse po divorcohem nga Mauro. Do të qëndroj edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem. Unë do të bëj kërkesë për divorc sepse nuk mund të duroj më”, i përgjigjet me një voice record punonjëses së saj Carmen.

Kjo tregon se kriza në çift nuk është kapërcyer dhe ata kanë vendosur përfundimisht të ndahen.

Kujtojmë se kriza në çift filloi tetorin e vitit të kaluar kur Wanda zbuloi se i shoqi e kishte tradhtuar. Mirëpo modelja e fali për të mirën e familjes së saj.

“Unë kujdesem për familjen time, njerëzit janë jeta” shkroi Wanda në postimin e saj të cilën e shoqëroi dhe me foto ku shihej pranë Icardit.

Çifti ishte sërish në qendër të mediave rozë për jetën e tyre personale, në mars të vitit 2022. Por përsëri pati një krisje pasi mediat kishin publikuar disa lajme lidhur me marrëdhënien që kishin ajo dhe truproja e saj.

Megjithatë ky lajm u mohua kategorikisht nga Wanda.

Përmes një story në Instagram e saj ajo u përgjigj këtyre thashethemeve duke theksuar se të gjitha këto janë gënjeshtra./albeu.com