Shaip Kamberi synon të bëhet deputet edhe për një mandat tjetër në Parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se do të kandidojë përsëri edhe për një mandat në Parlamentin e Serbisë.

Komentet Kamberi i bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook.

Kamberi, i cili ka qenë i zëshëm për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, ka falënderuar partinë e tij për besimin që ia kanë dhënë, për të garuar në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Pos partisë, Kamberi falënderoi të gjithë ata që e përkrahin. Gjithahtu Kamberi njoftoi se beteja politike dhe parlamentari për drejtësi dhe barazi do të vazhdojë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Kamberit:

KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI!

Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi.

Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.

Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.

Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.

Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim.

Vazhdojmë bashkë!/albeu.com/


Shtuar 16.02.2022 21:01