Sfidon Bashën për PD, kandidatja për kryetare i thur “elozhe” Sali Berishës: Jam shokuar dhe trishtuar!

Kandidatja për kryetare e PD, Edith Harxhi ka folur për herë të parë në lidhje me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njëkohësisht liderit historik të PD.

Harxhi është shprehur hapur se ” ishte një ditë e trishtë për demokracinë në Shqipëri.”

Edith Harxhi për “non gratën” e Berishës:

“E trishtë. Ishte ditë e trishtë për demokracinë në Shqipëri. PD ka marrë një shkundje të fortë. Nuk paragjykoj DASH por Berisha mbetet personalitet në PD dhe në demokraci. Natyrisht edhe unë jam shokuar dhe trishtuar nga lajmi. Padia në Paris? Vlerësoj qëndrimin e Berishës për ta kthyer në një betejë individuale. Është akt interesant, përgëzoj këdo që arriti ta kthejë në një akt individual…”

E ftuar në emisionin “Open”, Harxhi tha se Berishës i kishte kërkuar që të ndikonte tek largimi i kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike.  “I kam kërkuar zotit Berisha që të ndikojë për dorëheqjen e zotit Basha, kohë më parë dhe jo tani,”-tha ajo. /albeu.com/

 

 


Shtuar 24.05.2021 21:26