Sfida me Poloninë, Silvinjo apel tifozëve: Na duhet ndihma juaj

Trajneri i Shqipërisë, Sivinjo u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Poloninë, e programuar të luhet të dielën në “Air Albania”, në orën 20.45. Tekniku Silvinjo u shpreh se ndeshja është mjaft e rëndësishme, por jo vendimtare për rrugëtimin drejt Euro 2024.

Unë mendoj se nuk ndryshon asgjë me atë që kam thënë që kur kam ardhur këtu. Kam thënë që në ditën e parë se ne kemi një skuadër me zemër e shpirt. Pastaj padyshim organizohesh, ndjek lojtraët që mendojmë se janë më të mirët dhe ecim para. Nesër është e njëjta gjë, është aspekti i strategjisë, por jemi me zemër e shpirt në fushë. Kemi më shumë se 20 mijë persona është një mbështetje shumë e rëndësishme të luash në shtëpi. E dimë që është ndeshje e vështirë, nuk është e lehtë. Por shkojmë me zemër e shpirt dhe me gjithë popullin shqiptar në fushë. Futbolli është i bukur pikërisht për atë që del aty dhe në 90 minuta ndodh gjithçka.

Ku ndryshon Polonia me Çekinë-  Mund të ndodhë gjithçka. Lojtarët përgatiten gjithmonë për fitore. E rëndësishme është që të mos humbasim. Polonia është ndryshe nga Çekia. I dijmë mirë limitet tona. Nuk duhet të ndryshojmë zemrën dhe shpirtin. Kam punuar shumë me ekipin, kanë një ekip me eksperiencë.

E kam thënë që do jetë grup i vështirë. Ka punë për të bërë përpara. Kanë ardhur rezultate që nuk priteshin, por ia kemi dalë mbanë. Sa i përket Muçit, është i talentuar. Ai vendosi ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Ne jemi 24 lojtarë, jo 11. Ne japim gjithçka. Kushdo që luan, mund të bëjë diçka që ndryshon rrjedhën e ndeshjes.

Kemi patur 3 ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen që realisht janë pak. Ne kemi lojtarë shumë të mirë teknikisht. Ne presim që të hyjmë në fushë me zemër dhe me shpirt. Na duhet edhe ndihma e tifozëve. Polonia nuk është vetëm Lewandowski.


Shtuar 9.09.2023 19:20