Sërish tërmet në Kretë, 3 lëkundje brenda 10 minutash

Një seri tërmetesh tronditën Kretën Lindore në orën e fundit. Brenda 10 minutave janë regjistruar tre lëkundje me magnitudë 3.3 dhe menjëherë dy të tjerë, 3.9 dhe 3.1 të shkallës Rihter.

Lëkundja e parë ka ndodhur në orën 20:10 (orë lokale) me shkallë 3.3 Rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 8 kilometra në juglindje të Arkalochorit.

Lëkundje e dytë prej 3.9 Rihter ndodhi dy minuta më vonë në orën 20:12 (orë lokale) me fokus dhjetë kilometra në juglindje të Arkalochorit, ndërsa në orën 20:18 (orë lokale) u regjistrua një tjetër dridhje prej 3.1 Rihter me thellësi 4 kilometra në juglindje të Arkalochori .

Lëkundjet, për shkak të thellësisë së vogël në 5 kilometra, janë ndjerë fuqishëm./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 20:00

Tags: ,