Sërish shqetësime në Shtëpinë e Bardhë, qeni i Biden kafshon 7 agjentë

Tregues i klimës së nervozizmit që mbizotëron në Shtëpinë e Bardhë është ballina e gazetës Neë York Post, e cila i referohet qenit të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Komandanti” i Biden ka kafshuar të paktën shtatë anëtarë të personelit të shërbimit sekret.

Mësohet se njëri prej agjentëve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Eksperti i sjelljes së qenve në Manhattan, Andrea Ardern i tha gazetës amerikane se mjedisi nuk është përgjegjës për sjelljen e padisiplinuar të një qeni.

Përkundrazi, siç theksoi ai, përgjegjësinë e ka pronari i kafshës, i cili duhet të merret me sjelljen agresive të kafshës së tij, sapo të dallojë shenjën e parë të egërsisë./albeu.com


Shtuar 27.07.2023 14:57