Seriali u nominua për 14 çmime në Emmy, aktori kryesor i “Squid Game” na habit: Pse nuk dua të di asgjë për sezonin e dytë

Me rastin e nominimit të tij në Emmy Awards , Lee Jong-jae ka dhënë një intervistë, duke folur për rolin e tij kryesor në “Squid Game” .

Seriali hit i Koresë së Jugut në Netflix fitoi 14 nominime për Emmy të martën, me Joon-jae për aktorin më të mirë kryesor në një serial dramatik për interpretimin e tij si Song Ji-han.

Pak orë më parë, aktori foli për nominimin e tij. Në veçanti, ai tha: “Diçka e pabesueshme ka ndodhur edhe një herë, me mua dhe ekipin e Squid Game. Domethënë 14 nominime! Unë jam shumë mirënjohës dhe ndihem vërtet i bekuar. Jam shume i lumtur”.

Përsa i përket sezonit të dytë, gazetari e pyeti aktorin nëse mund t’i tregojë se çfarë do të shohim në episodet e reja. Ai u përgjigj: “Po vdes edhe unë ta di! Por përpiqem të mos i bëj pyetje regjisorit sepse duhet të kem këtë ndjenjë shumë mbresëlënëse kur lexoj skenarin për herë të parë që të mund ta transferoj atë ndjenjë intensive në performancën time. Kështu që po pres deri në atë moment kur të marr skenarin”, ka thënë ai./albeu.com