Atmosferë e tensionuar në puntatën e fundit të emisionit “Andale”, ku e ftuara Serena Sula shkaktoi reagime të forta pas një momenti të papritur me Xhastinin, i cili është në një lidhje me konkurrenten Klea.
Teksa Xhastini ishte i ulur në divan, Serena iu afrua, dhe i qëndroi në prehër, për ta puthur më pas në buzë, gjë që surprizoi të gjithë të pranishmit në studio.
Reagimi i Kleas nuk vonoi. Ajo shpërtheu në nerva, ngriti zërin me të madhe dhe në fund, në një moment të acaruar, i përplasi derën në fytyrë moderatores Dalina Buzi, e cila shkoi për tu interesuar për çiftin.