Serbia dhe Lista Serbe shpallin tre ditë zie për terroristët që u vranë në Kosovë

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Serbisë e shpalli 27 shtator ditë zie për shkak të ngjarjeve në Kosovë, ku u vranë terroristët që ekzekutuan efektivin e policisë Afrim Bunjaku. Në krahun tjetër Lista Serbe njoftoi se ka shpallur ditë zie 26, 27 dhe 28 shtatorin, shkruan Blic.rs.

Edhe Lista serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka shpallur tre ditë zie në komunat e Kosovës të banuara me popullatë shumicë serbe.

“Datat 26, 27 dhe 28 shtator shpallen ditë zie në komunat me shumicë serbe për shkak të vdekjes së qytetarëve tonë në ngjarjen tragjike në Bajnskë”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.


Shtuar 26.09.2023 10:40