Sëmundjet “kërcënimi” më i ri për Mariupolin

Sipas Petro Andryushchenko deklaron se qyteti është vendosur në karantinë pasi ekziston mundësia për përhapjen e kolerës.

Ai bën me dije se orët e fundit trupat ruse kanë nisur të vendosur qytetin në karantinë dhe kjo jo për shkak të luftës.

Zyrtari tregon se fjala “kolerë” tashmë është dëgjuar herë pas herë të përmendet nga pushtuesit dhe mbështetësit e tyre në Mariupol. Megjithatë këto lajme ende nuk konfirmohen, shkruan a2cnn.

Mariupoli për javë të tëra u bë fushëbeteja kryesore mes trupave ruse dhe atyre ukrainase. Qyteti port ra në duart e pushtuesve vetëm në mesin e muajit maj, pas dorëzimit të Azovstalit.

Andryushchenko tregon se situata në qytet sa vjen e përkeqësohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimeve./albeu.com