Semi Jaupaj ka një kërkesë për ndjekëset, për kë po kërkon një “nuse” këngëtarja

Këngëtarja Semi Jaupaj mori një vëmendje të madhe në publik pas eksperiencës së saj në “BBVIP”.

Së fundmi Semi duket se po i përkushtohet tashmë karrierës muzikore.

Artistja është goxha aktive në rrjetet sociale teksa poston foto apo video të ndyshme nga përditshmëria e saj. Mirëpo kësaj here këngëtarja ka një kërkesë për ndjekëset e saj. Ish-banorja duket se ka filluar të merret me mblesëri duke kërkuar nuse për shokët e saj.

Ajo i ka prezantuar ndjekësve një prej shokëve të saj ku tregon se djali është beqar dhe është në kërkim të një nuseje për shtëpi, teksa i ka dhënë mundësinë vajzave ta kontaktojnë në dm kush është e interesuar për të.

“Ky është shoku im @addictiveee. Është single, kërkon nuse për shtëpi Dm kush është e interesuar”-shkroi Jaupaj krahas fotos së mikut të saj./albeu.com


Shtuar 17.06.2022 21:24