Disa ditë më parë, Ilnisa Agolli i ka dërguar një mesazh suportues Rogertit me anë të ‘Big Love’.
E ftuar në “Fan Club”, ish-banorja e Big Brother VIP 3 e ka quajtur Rogertin një ‘dentist’, ndërsa Selinën dhe Brikenën i ka cilësuar si ‘dhëmballa të prishura’.
Ajo gjithashtu shtoi se pas mesazhit të dërguar në formë suporti ndaj Rogertit, në drejtim të saj kanë ardhur shumë mesazhe kërcënuese drejt saj.
“Unë perifrazova diçka që bëri një lloj zhurme, që ndikoi edhe në mesazhet që më erdhën privatisht shumë të shëmtuara, por do tra cek më vonë këtë pjesë. Tani ajo shtëpi ka dhëmballë të prishura, por ka edhe dentist. Tani, më e dëmtuara, sipas mendimit tim është Selin. Ka dhe dhëmballë tjetër të dëmtuar që sapo i ka dalë nervi, dhëmballë që nuk duron as të ftohtin, as të nxehtin dhe as puthjet që është Brikena. Dentisti mendoj se është Rogerti. Për momentin unë jam vetëm te këto dy dhëmballët kryesore, që kanë goxha dëmtime. E di që ka mundësi që anestezisti të jetë Miri?
Rogerti është një djalë që ka përmbajtje dhe thelb sinqeriteti në llojin e tij. Shqiptarët duhet të kuptojnë që ndryshe është një njeri në një kompeticion siç është Big-u dhe ndryshe është një njeri në jetë. Edhe në këto mesazhet, në mbështetjen publike që bëra ndaj Rogertit, mesazhet private ishin shumë të ndyra, pasi kemi arritur deri në mallkime të një lloji… rubineti neverie do ta quaja unë. Ti nuk mund të mallkosh se unë mbështes Rogertin. Nuk mund të kalojmë në këto ekstreme si tifozë të zjarrtë që jemi për ‘sindromën’ Selin apo ‘sindromën’ Brikena, të cilat në fakt nuk janë asgjë, përveç se fundi i së ardhmes për fëmijët e së nesërmes”, u shpreh Ilnisa.
