Këngëtarja, Dafina Zeqiri, ka marrë një surprizë të këndshme nga Selin Bollati dhe DJ Gimbo, të cilët kanë vendosur ta urojnë në një mënyrë të veçantë për pritjen e fëmijës së saj të dytë.
Çifti i njohur i showbizit shqiptar i kanë dërguar artistes një buqetë me lule dhe një kartolinë plot fjalë të ngrohta, duke i shprehur dashurinë dhe urimet më të mira gjatë kësaj periudhe të rëndësishme në jetën e saj.
Të lidhura
None found
Në mesazhin e tyre, Selini dhe Gimbo e kanë quajtur Dafinën “mamaja më cool në qytet”, ndërsa i kanë uruar një shtatzëni të mbarë dhe i kanë kërkuar të kujdeset për veten.
Ata nuk kanë lënë pa përmendur edhe Daskan, duke i dërguar përshëndetje të përzemërta.


Ky gjest i ëmbël është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar raportin e afërt dhe miqësor mes artistëve.
