Selia blu nën rikonstruksion total, zhvishet e gjithë fasada e jashtme nga sloganet e Bashës 

Një ditë pasi gjykata vendosi të njihte statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, selia e Partisë Demokratike i është nënshtruar mbrëmjen e kësj të shtune një rikonstruksioni të jashtëm.

Krahës nisjes së punës për heqjen e dyerve të blinduara, janë hequr plotësisht logot dhe sloganet e ish-kryetarit Lulzim Basha që vishnin xhamat e godinës.


Shtuar 27.03.2022 07:29