Sekuestrohet flori dhe argjend në Kakavijë, arrestohen dy gjeorgjianët (VIDEO)

Bizhuteri të ndryshme floiriri dhe argjendi janë sekuestruar në Kakavijë, teksa në pranga kanë rënë dy shtetas gjerogjianë.

Ata i kishin fshehur bizhuteritë, të cilat dyshohet se ishin të vjedhura, në kroskotin e automjetit. Po ashtu policia sekuetsroi edhe 6000 euro që u gjetën gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve, në dalje të Shqipërisë.

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit U. E. dhe O. G., në kroskotin e të cilit u gjetën të fshehura bizhuteri të ndryshme (50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me bizhuteritë dhe çelësat.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit U. E., 32 vjeç dhe O. G., 36 vjeç, dy banues në Gjeorgji.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 4.01.2024 10:16