Një shifër e konsiderueshme parash, konkretisht rreth 500 mijë euro janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit.
Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari, Itali.
Eurot ishin fshehur në tavanin e autobusit, ndërsa ende nuk është bërë numërimi i tyre.
Agjentët kishin informacion për transportin e parave, ndaj edhe kanë kaluar autobusin në skaner.
Policia ka shoqëruar shoferin e autobusit dhe ndihmësin e tij për të dhënë deklarime./albeu.com