Sekuestrohen 54 kg marijuanë në Janinë, dyshohet se vinte nga Shqipëria, arrestohen tre të rinj

GREQI– 54 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Janinë. Policia ka pikasur një automjet të dyshimtë në Janinë dhe ka ushtruar kontroll.

Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 50 pako me 54 kg 305 gram marijuanë.

Policia përmes veprimeve hetimore ka zbuluar edhe një automjet tjetër, i cili shërbente për kontrollin e rrugës të automjetit të mbushur me drogë, duke e informuar shoferin përmes telefonit.

Përveç drogës u sekuestruan edhe 415 euro dhe 5 celularë ndërkohë brenda dy mjeteve arrestoi 3 shtetas grekë të moshës 20, 21 dhe 24 vjeç.

Prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar rreth 315 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria./albeu.com


Shtuar 30.01.2024 12:30