Sekuestrohen 21 celularë kontrabandë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

Policia në Tiranë ka sekuestruar 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, ndërsa ka vënë në pranga pronarin e subjektit që i tregtonte.

Njoftimi i policisë

Goditet 1 rast i tregtimit të mallrave të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga pronari i një subjekti tregtar, sekuestrohen aparate celulare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 3”, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, për të cilin u bë arrestimi i shtetasit:

– B. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 15.10.2022 09:38