Sekuestrohen 2.3 milion lekë lekë false në Tiranë, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cash” u bë ndalimi i shtetasit Reshit Kurteshi, ndërsa në kuadër të operacionit policor të koduar “Games” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Besmir Alo

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, të koduara “Cash” dhe “Games”, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale në fushën e krimeve ekonomike.

Operacionet u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë.

▫️Operacioni “Cash” – Vihet në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara.

▫️Operacioni “Games”- Arrestohet 37-vjeçari që organizonte lotari të palejuara, në tabakinon e tij, nëpërmjet aparatit celular. Sekuestrohen aparati celular dhe steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, që i tregtonte në subjektin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, kanë finalizuar brenda 12 orëve, 2 operacione policore, si rezultat i të cilëve janë vënë në pranga 2 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cash” u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

– R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien e bashkëpunëtorëve, përpara përgjegjësisë penale.

Shtuar 2.11.2022 11:51