“Sektori energjetik në Shqipëri po kalon krizën më të rëndë në histori”, PD: Asnjë investim të rëndësishëm

Drejtuesit e departamenteve të lidhura me çështjet e energjisë në Partinë Demokratike, gjatë një konference sot trajtuan në veçanti problemet me gazin natyror.

Në këtë takim foli anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, si dhe ekspertët e fushës, si drejtuesi i Departamentit te Energjisë Elektrike, Arben Ibroja; drejtuesi i Departamentit te Burimeve Natyrore, Hysen Osmanajn, Doktori i Shkencave Gezim Tola dhe Prof. Dr. Adil Neziraj i gjeologjisë.

Në fjalën e tij, Eno Bozdo ndër të tjera tha:

Dy departamente në Partinë Demokratike Departamenti i Energjisë elektrike dhe Departamenti i burimeve Natyrore, për të bërë më mënyrë transparente të bazuar në prova dhe fakte dhe jo propagandë, një analize të thelluar te sektorit të energjisë në Shqipëri.

Sektori energjetik në vlerësimin tonë është sektori i cili po kalon krizën më të rëndë ndonjëherë në histori.

Kjo sepse përgjatë qeverisjes pothuajse 10 vjeçare të kësaj qeverie ne nuk jemi ndeshur me asnjë vizion për sektorin, përveç se në atë që quhet menaxhim apo keq menaxhim të emergjencave dhe të krizave të njëpasnjëshme që ky sektor ka kaluar në këto vite.

Nuk kemi asnjë reformë reale qoftë parashikuar, qoftë të ndërmarrë deri në fund.

Në të gjitha politikat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare gjithë këto vite mund të konsiderohen si politika te arnimeve të shpejta. Politika të cilat kanë tentuar të mos zgjidhin krizën e thellë të këtij sektori në këto vite por ti japin zgjidhje pjesore këtij sektori.

Qeveria ka bërë çdo gjë për ta fshehur këtë situatë.

Është shumë e vështirë për të marrë të dhëna të dhëna qe deri vonë kanë qene publike qoftë në INSTAST dhe të gjitha sitet e këtyre të sektorit të energjisë, veçanërisht te energjia elektrike, të dhënat të cilat mungojnë. Gjithsesi ka të dhëna të mjaftueshme të këtij sektori për të pare se si kanë rrjedhur apo 11 vitet e fundit dhe ku qëndron  problematika.

Siç e theksova në fillim të fjalës time që sektori ka me shume se 10 vjet që nuk ndërmerr reforma të thella reforma strategjike.

Së pari ne nuk kemi asnjë investim real në fushën e diversifikikimit të burimeve për gjenerimin e energjisë elektrike, me anë të gazit natyror apo me anë të tjera të rinovueshme  të energjisë elektrike.

Në 12 vitet e fundit nuk ka asnjë investim madhor në fushën e rigjenerimit të energjisë elektrike asnjë hidrocentral të rëndësishme të ndërtuar, asnjë park eolik të rëndësishëm të ndërtuar.

Asnjë zhvillim në gazin natyror i cili është thelbësor për të siguruar energjinë elektrike për Shqipërinë, veçanërisht në muajt e dimrit ku konsumi i energjisë elektrike është shumë i  madh dhe Shqipëria në mënyrë tradicionale i është drejtuar importit./albeu.com 


Shtuar 27.02.2024 12:52