Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Schmid, mbërrin sot në Tiranë për takime me zyrtarë të lartë, stafin e Prezencës së OSBE-së dhe aktorë të tjerë në Shqipëri.
Sekretarja e Përgjithshme do të takohet me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
?? FM @xhacka_olta will welcome in Tirana the #OSCE SG @HelgaSchmid_SG
Focus on:
?The importance of the OSCE as a dialogue platform
?Security & Stability of the #WB
?Women,Peace &Security agenda
?The war in #Ukraine??? Stay tuned
? Press Statement:
?️24.03 2023 ⏰ 11:20 pic.twitter.com/0PM3r17x2e— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) March 23, 2023
Gjithashtu, ajo do të ketë një takim me deputetë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Deputete, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Schmid do të takohet me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.
Sekretarja e Përgjithshme, Schmid dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka do të japin një deklaratë për mediat, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme./Albeu.com/