Ndërsa vendi nordik u bashkua zyrtarisht me NATO-n këtë pasdite, Ben Wallace lëshoi një deklaratë duke riafirmuar të drejtat e shteteve sovrane.
“Jam i kënaqur që aplikimi i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n tani është miratuar dhe dua të mirëpres vendin në organizatë,” tha ai.
“Le të jetë Finlanda një mësim për Presidentin Putin. Finlanda zgjodhi të bashkohet, bazuar në vullnetin e saj të lirë.
Liria për të zgjedhur aleancat e tyre si një shtet sovran është një çështje e qytetarëve të tyre dhe vetëm qytetarëve të tyre”, tha ai
Ndërkohë, në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky uroi Finlandën.
“NATO u bë garancia e vetme efektive e sigurisë në rajon mes agresionit rus. Ne presim që samiti i NATO-s në Vilnius ta sjellë Ukrainën më afër qëllimit tonë euro-atlantik.”